I shkaktoi dhunë psikike dhe fizike gruas së tij, arrestohet i dyshuari

Një grua ka raportuar tek organet e rendit se në vazhdimësi bashkëshorti i saj është duke i shkaktuar dhunë psikike ndaj saj, ndërsa më 28 nëntor dyshohet se e ka sulmuar edhe fizikisht.

Rasti i dhunës në familje është regjistruar në Rahovec.

Sipas raportit policor, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.