Gjilani

I mituri në Gjilan arrestohet për dhunë në familje, sulmoi motrën e alivanosur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur një rast të dhunës në familje në Gjilan.

Sipas njoftimit të bërë, dje rreth orës 21:20, është bërë arrestimi i të dyshuarit të mitur, pasi që i njëjti fillimisht kishte shkaktuar probleme në shtëpi e pastaj dyshohet se pas alivanosjes së motrës së tij, e ka sulmuar atë fizikisht.

Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit, në prezencën e mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.