Ilustrim - Arkiv

I mituri dyshohet se kërcënoi një të mitur tjetër me pushkë gjuetie 

Dy të mitur janë arrestuar nga policia në fshatin Senik të Malishevës.

Kjo pasi që njëri nga të miturit sipas policisë po dyshohet se pas një fjalosje kërcënoi me pushkë gjuetie të miturin tjetër. 

Deri te kërcënimi erdhi fjalosja mes dy të dyshuarve për të cilët policia tashmë ka nisur ta hetoj rastin edhe më tutje pasi është iniciuar edhe vepra penale e armëmbajtjes pa leje. 

Ngjarja u regjistrua më 23.02.2024 deri sa raporti i policisë thotë se pushika e gjuetisë me dy fishekë është sekuestruar. 

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.