Ilustrim

I gjenden 575 fishekë të kalibrave të ndryshëm, arrestohet i dyshuari në Kaçanik

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshuar për posedim të pautorizuar të armës në fshatin Stagovë të Kaçanikut.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit dhe objekteve të tjera, kanë gjetur 575 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.