Ilustrim

I arrestuari në Batllavë, i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës

I arrestuari nga Policia e Kosovës të dielën në Batllavë të Podujevës, është Ilir Abdulluahu, njëri nga të dyshuarit për vrasjen e policit Trumf Riza, më 2007, mëson KALLXO.com.

Arrestimi i tij është bërë pas 15-vjetësh në kërkim nga organet e rendit.

“Si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, sot me datën 16.07.2023, rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës është arrestuar i shumë kërkuari (I, A,) i njohur  me nofkën “Liza”- thuhet në njoftimin në facebook.

Sipas policisë, i njëjti ishte në kërkim policor për disa vite me radhë, si i dyshuar për vepër penale të vrasjes së rëndë.

“Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij”- thuhet tutje në njoftim.

Rrahim Abdullahun, Ilir Abdullahun Fitim Avdiun Arben Berishën janë katër personat që dyshohet të kenë privuar nga jeta policin Triumf Riza më 30 gusht 2007 në Prishtinë.

Këta dyshohet i ka nxitur Enver Sekiraqa.

Ditë më parë, Gjykata ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Enver Sekiraqës që ai të lirohet nga arresti shtëpiak.

Gjykata refuzon kërkesën e mbrojtjes së Enver Sekiraqës që ai të lirohet nga arresti shtëpiak