Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

I arrestuari ikën nga stacioni policor në Vushtrri

Të premten pas orës pas 22:00 një burrë është arratisur nga stacioni policor në Vushtrri.

Sipas policisë, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

Rasti nga ana e policisë po trajtohet si ‘Arratisje e personit të privuar nga liria’.

Kallxo.com ka tentuar të marr deklarim edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës, por deri në momentin e publikimit nuk është dhënë ndonjë detaj.