Avdullah Hoti - LDK

Hoti deklarohet pas ftesës së Grenellit për vazhdimin e dialogut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Këto deklarime Hoti i dha vetëm pak kohë pasi emisari i Presidentit Donald Trump dhe emisarit Richard Grenell, njftoi për një takim në Shtëpinë e Bardh më 27 qershor.

“Aktivitetet e koordinuara me partnerët tanë, veçanërisht me Qeverinë e SHBA-së dhe Richard Grenellin, ka dhënë rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalojë fushatën e saj të çnjohjeve. Vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke”, ka shkruar Hoti në Twitter.

Këtë njoftim të Grenell e ka mirëpritur edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Grenell: Kosova dhe Serbia takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë

.