Hiqen rrethojat te Parku i Qytetit, paralajmërohen barriera për vetura

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se përmes drejtorisë së Inspekcionit po i largojnë rrethojat tek Parku i Qytetit.

Sipas Zogajt, barrierat do të vendosen për veturat që të pamundësojnë parkimin në trotuar.

“Po i heqim rrethojat tek Parku i Qytetit! Parqet publike duhet të jenë të hapura dhe të sigurta, nuk ka nevojë për kufizime! Kurse, do të vendosim barriera për veturat!” – ka shkruar nënkryetari Zogaj.