Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Haxhiu: Çdo votë për numrin 1 është votë për Albin Kurtin
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë kreun e LVV-së, Albin Kurtin.
Haxhiu përmes një postimi në facebook ka thënë se vota për Albin Kurtin, “ është votë kundër padrejtësisë”.
Tutje, ajo ka shtuar se Kurti do të legjitimohet përmes numrit të madh të votave që do të marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“ Ata i tremben legjitimimit dhe mbështetjes për Kurtin sepse e dinë që atë legjitimitet ai do ta përdorë për ta luftuar korrupsionin dhe për ta zhvilluar vendin”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë i Albulena Haxhiut:
Të gjitha votat për numrin 1 në listën e LV, numërohen. Vota për numrin 1 në listën tonë nuk është votë e pavlefshme as për subjektin dhe as për kandidatët tjerë.
Vota për numrin 1 është votë për praninë që nuk mund të bëhet mungesë.
Çdo votë për numrin 1 është votë për Albin Kurtin. Është votë kundër padrejtësisë që u bë nga institucionet e kapura.
Disa pushtetarë, me anë të kontrollit që kanë mbi KQZ e institucione të tjera, e bënë këtë veprim vetëm që të pamundësojnë atë që dihet, që Kurti do të legjitimohet kësaj radhe me një numër shumë të madh e historik votash. Ata i tremben legjitimimit dhe mbështetjes për Kurtin sepse e dinë që atë legjitimitet ai do ta përdorë për ta luftuar korrupsionin dhe për ta zhvilluar vendin. Por, Kurti mund ta marrë legjitimitetin edhe kështu, duke votuar numrin 1 në listë prandaj pas numrit 127, numrit të Lëvizjes, vazhdoni me numrin 1!
#LVV127
#krejtdhedrejt
#QeveriaKurti