Foto: Ramush Haradinaj/facebook

Haradinaj takon ambasadorin amerikan, konfirmon mbështetjen për Planin franko-gjerman

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Haradinaj thotë se ka konfirmuar mbështetjen e AAK-së për Planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës prita në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend. E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”- ka thënë Haradinaj.

“E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t’i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj demanton kolegët opozitarë: E kemi lexuar në tërësi draft-statutin e Asociacionit