Haradinaj refuzon ftesën e Kurtit për diskutim lidhur me pandeminë, e quan mashtrues
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për një tryezë diskutimi lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Kurti ka dërguar ftesë për të gjithë liderët politikë për të diskutuar lidhur krizën me coronavirus.
Megjithatë në një letër të gjatë, Haradinaj e ka refuzuar ftesën duke e quajtur Kurtin politikan jo serioz dhe mashtrues.
Ai ia ka përmendur disa prej qëndrimeve me të cilat AAK nuk është pajtuar me Kurtin, duke përfshirë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshe dhe heqjen e tarifës 100 për qind me Serbinë.
Sipas Haradinajt, ftesa e Kurtit është një lloj “lutje për falje dhe shpëtim”.
Haradinaj ka kritikuar ashpër mënyrën e menaxhimit të pandemisë nga qeveria Kurti duke i thënë edhe shkelës recidivist të Kushtetutës.
“Qasja dhe trajtimi me vendimet tuaja në raport me fushën e ekonomisë kanë kufizuar dhe rrezikuar qëndrueshmërinë e mijëra bizneseve…Përderisa ftesat tuaja janë të vona në kohë e në raport me zhvillimin dhe nuk janë të kualifikuara me legjitimitet institucional e politik, me kënaqësi ju njoftoj se nuk do të marrë pjesë asnjëherë në tryeza të tilla”, përfundon letra.
Më poshtë mund të gjeni letrën e plotë e Haradinajt për Kurtin: