Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haradinaj mbështet vendimin e qeverisë për vendosjen e reciprocitetit  

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka dhënë përkrahje qeverisë Kurti në vendimin për vendosjen e masave të reciprocitetit me Serbinë në targa dhe letërnjoftime.

Haradinaj i ka vlerësuar si të ligjshme këto masa, duke thënë se mbështesin vendimet e institucioneve të vendit.

Haradinaj po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të ruajnë qetësinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbyllur dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, derisa nesër pritet të nis zbatimi i masave të reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës.