Ilustrim, Foto: REL/Shutterstuck

Hapen konkurse pune në ndërmarrjet e ujësjellësit dhe ujitjes

Ministria e Ekonomisë njofton se janë shpallur konkurse pune në ndërmarrjet e ujësjellësit dhe ujitjes.

Sipas njoftimit, në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, është hapur një vend pune për Zyrtar kryesor financiar.

Afati për të aplikuar është deri më 15 shtator 2023 në linkun:  bit.ly/3swaHBf.

Në KRU “Hidrodrini”- Pejë, është hapur vend pune për dy inxhinierë për humbjet e ujit. Afati për të aplikuar në këto pozita është deri më 7 shtator 2023 në linkun: bit.ly/3OYfjaT.

Në KRU “Radoniqi- Dukagjini”- Gjakovë, është hapur një vend pune për pozitën, Auditor i brendshëm. Afati për të aplikuar në këtë konkurs është deri më 27 shtator 2023, përmes linkun: bit.ly/44yeFqu.

Ndërsa në KRU “Hidroregjioni Jugor Prizren”, është shpallur konkurs për pozitën ,Sekretar korporativ/këshilltar i përgjithshëm. Afati për të aplikuar për këtë pozitë është më 23 shtator 2023 deri në ora 16:00, në linkun: bit.ly/3EljzMR.

Kurse në KRU “Hidromorava”- Gjilan, është shpallur konkurs për vendin e punës, Zyrtar i lartë i auditimit të brendshëm. Afati për të aplikuar është deri më 30 shtator 2023, deri në ora 16:00.