(Foto ilustrim)

Han i Elezit, arrestohet një person i cili ishte i kërkuar nga Policia

Sot rreth orës 11:00 është arrestuar një person në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Sipas Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale ka pranuar informacionin nga pika kufitare në Han të Elezit se është ndaluar personi me inicialet P. Sh., i moshës 31-vjeçar, i cili ishte i dënuar nga Gjykata e Ferizajt me 7 muaj burg për veprën penale – lëndim trupor.

Policia ka bërë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, P.Sh. është dërguar në vuajtje të dënimit.