Haki Rugova. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haki Rugova: LDK nuk do të ndahet kurrë, kushdo le të del

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Rugova për KALLXO.com tha se LDK nuk do të ndahet dhe nuk do të dobësohet asnjëherë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ndahet, kushdo le të del prej LDK-së, nëse dikush del. Edhe me iniciativa të tjera nuk do të thotë se LDK është ndarë. LDK është LDK dhe është e përhershme dhe është partia e parë shqiptare dhe do të jetë e tillë. LDK nuk do të mund të dobësohet dhe do të jetë gjithmonë e qëndrueshme”, tha Rugova për KALLXO.com.

Ish-nënkryetarja e LDK-së dhe ish-kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me një listë të re.

Kjo pasi LDK-ja, në muajin qershor, e shkarkoi atë nga posti i nënkryetares së partisë dhe nga funksionet e tjera partiake, duke argumentuar se Osmani ka shkelur statusin e partisë kur është shprehur kundër Qeverisë Hoti.

Ndërsa, vetëm dje 33 anëtarë të LDK-së në Mitrovicë i janë bashkuar iniciativës së saj.

33 anëtarë të LDK-së në Mitrovicë i bashkohen iniciativës së Vjosa Osmanit

.