33 anëtarë të LDK-së në Mitrovicë i bashkohen iniciativës së Vjosa Osmanit

33 anëtarë të strukturave të LDK-së në Mitrovicë i janë bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit.

Kështu ka bërë të ditur këshilltari i Osmanit, Faton Peci.

Sipas tij, anëtarët e LDK-së që i janë bashkuar Vjosa Osmanit janë kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe  autoritete të qytetit të Mitrovicës.

“Ndryshimi i madh vjen me Vjosa Osmanin. Brenda pak ditësh do të jemi në Mitrovicë, për t’u takuar në çdo lagje e çdo fshat. Bashkohu edhe ti për ndryshimin e madh që i duhet Kosovës’, ka bërë të ditur Peci, përmes ‘Facebookit’.

Ai ka shkruar se Kosovës i duhet konsistencë dhe aleancë me qytetarët.

“Personfikim i fjalës së mbajtur dhe konsistencës është vetëm Vjosa Osmani. Për një Kosovë më të mirë, për fjalën e mbajtur, për konsistencën”, ka shkruar në fund këshilltari i Osmanit.