ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Hajnat hynë në xhami, vjedhin para nga arka

Persona të panjohur kanë hyrë mbrëmë në xhaminë e fshatit Malishevë të Gjilanit dhe nga arka kanë vjedhur 50 euro.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.

Rasti po trajtohet si vjedhje e rëndë.