Hahn: Pres vendim në favor të Kosovës për vizat

Komisionari për zgjerim, Johannes Hahn ka mirëpritur miratimin e Komitetit LIBE për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai ka shkruar se shpreson qe Këshilli i BE-së së shpejti të jap një vendim meritor dhe të favorshëm për kosovaret.

“E mirëpres votimin pozitiv të Komitetit LIBE për liberalizimin e vizave për Kosovën. Tani varet nga Këshilli i BE-së për të vendosur. Shpresoj për një vendim të shpejtë dhe meritor dhe në favor të Kosovës”, ka shkruar Hahn në Twitter.