Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Grabitja e bankës në Prishtinë, policia arreston një të dyshuar

Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në një rast të grabitjes që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në filialin e një banke në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti për KALLXO.com ka bërë të ditur se policia është në kërkim edhe të një personi tjetër të dyshuar.

“Sot nga zyrtarët policor,  është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes. Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”- ka thënë Ahmeti.