Foto: Ilustrim

Goditi me thikë një person, ndalohet për 48 orë i dyshuari në Gjilan

Është arrestuar një person pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht një burrë duke e goditur me thikë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, Gjilan.

Viktimes i janë shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.