Goditi këmbësorin me veturë, arrestohet i dyshuari

Një burrë është arrestuar pasi që dyshohet se dje ka goditur një këmbësor me veturë, nga pakujdesia, në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën (këmbësor)” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Aksidenti ka shkaktuar lëndime të rënda trupore te viktima, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK si dhe dëme materiale.

I dyshuari, sipas policisë është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.