Ilustrim

Goditet me veturë një biçiklist në Vushtrri

Një person i cili ka qenë duke drejtuar një biçikletë ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë gjatë ditës së djeshme.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në Vushtrri, ku një veturë e cila drejtohej nga një grua ka goditur një çiklist.

Pas tretmanit mjekësor, çiklisti sipas policisë është liruar ndërsa rasti është duke u hetuar.