BURIMI I FOTOS - metro.co.uk

Gjyshja 95 vjeçare bëhet gruaja më e vjetër në Itali që shërohet nga coronavirusi

 

Rajoni verior i Italisë është goditur fort nga pandemia, derisa vendi në total tani ka 53,578 raste të konfirmuara me 4,825 vdekje, raporton metro.co.uk.

Alma Clara Corsini ishte në mesin e të diagnostifikuarëve me virus dhe u pranua në spital në Pavullo më 5 Mars.

Por mjekët dhe specialistët mbikëqyrën përmirësimin e saj dhe ajo është bërë personi i parë në provincën veriore Modena që shërohet nga coronavirusi.

‘Po, po, jam mirë’ tha ajo javën e kaluar.

‘Ata ishin njerëz të mirë që u kujdesën mirë për mua.’

Sipas ‘Gazzetta Di Modena’, mjekët konfirmuan se ajo ishte në gjendje të shërohet pa “terapi antivirale” dhe trupi i saj shfaqi një ‘reaksion të mrekullueshëm’.

Zonja Corsini tani është liruar nga spitali dhe është kthyer në shtëpinë e saj në Fanano.