Gjykata vendos për ish-gjyqtarin Sali Berisha

Ish-gjyqtari Sali Berisha u shpall fajtor për marrje ryshfeti dhe armëmbajtje pa leje.

I njëjti për marrje ryshfeti u dënua me gjobë prej 4,000 euro kurse për armëmbajtje pa leje i’u shqiptua dënim me gjobe 1,000 euro.

Të njëjtit iu shqiptua dënim unik me gjobë 5,000 euro, dhe dënim me burgim me 2 vite e 6 muaj, në të cilën i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, iu shqiptua edhe dënimi plotësues, 3 vite i ndalohet ushtrimi i funksionit në administratën publike.

Në Departamentin Special në Gjykatën e Prishtinës u shpall aktgjykimi ndaj ish-gjyqtarit të Gjykatës së Pejës, me ç’rast trupi gjykues me kryetar Mentor Bajraktari kanë marrë aktgjykim dënues.

I akuzuari Sali Berisha nuk ishte prezent në sallë gjatë shpalljes. Prezent ishin mbrojtësit  e tij Besnik Berisha dhe Veton Berisha.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Besnik Berisha ka deklaruar për KALLXO.com se vendimin do ta apelojnë në gjykatën e shkallës së dytë.

“Është absolutisht vendim i cili nuk do të i kaloëj filtrat e instancave më të larta. Ky vendim domosdoshmërisht duhet të apelohet dhe jam i bindur se ky vendim do të rrëzohet” – tha Berisha.