Londer, Britani e Madhe. Foto: Kallxo.com
Gjykata Supreme Britanike mbështet përkufizimin “biologjik” të gruas
Gjyqtarët në Gjykatën Supreme të Mbretërisë së Bashkuar kanë vendosur në mënyrë unanime se një grua përkufizohet prej gjinisë biologjike sipas Ligjit të Barazisë – raporton televizioni BBC.
Ky Verdikt shënon kulmin e një beteje të kahershme legale që do të mund të ketë implikime të shumta për të drejtat e bazuara në gjini, që zbatohen në Skoci, Angli dhe Uells.
Grupi ka mbajtur anën e grupit avokues “For Women Sctoland”, që ka ngritur rastin kundër Qeverisë skoceze me pretendimin se mekanizmat e mbrojtjes të bazuar në gjini duhet të zbatohen vetëm për personat që janë të lindura gra.
Gjyqtari Lordi Hodge ka thënë se Verdikti nuk duhet të shihet si triumf i njërës palë kundrejt tjetrës dhe ka theksuar se Ligji ofron mbrojtje kundër diskriminimit të personave transgjinorë.
Qeveria skoceze ka argumentuar në Gjykatë se personat transgjinorë me certifikatë të njohjes së gjinisë (GRC) kanë të drejtë të gëzojnë të drejtat e mbrojtjes së gjinisë së njëjtë, sikurse gratë biologjike.
Gjykatës Supreme i ishte kërkuar që të vendoste për interpretimin e duhur të Ligjit të Barazisë të vitit 2010, që zbatohet në mbarë Britaninë.
Hodge ka theksuar se dilema kryesore ishte se si përkufizohen fjalët “grua” dhe “seks” në legjislacion.
Ai deklaroi: “Vendimi unanim i kësaj Gjykate është se termat ‘grua’ dhe ‘seks’ në Aktin e Barazisë së vitit 2010 i referohen një gruaje biologjike dhe seksit biologjik”.
“Por, ne këshillojmë kundër leximit të këtij gjykimi si një triumf i një ose më shumë grupeve në shoqërinë tonë në kurriz të një tjetri, (sepse) nuk është ashtu.” – ka shtuar ai.
Ai ka deklaruar se legjislacioni u ofron personave transgjinorë “mbrojtje, jo vetëm kundër diskriminimit përmes karakteristikës së mbrojtur të ndryshimit të gjinisë, por edhe kundër diskriminimit të drejtpërdrejtë, diskriminimit indirekt dhe ngacmimit në thelb në gjininë e tyre të fituar”.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com