Gjuajtje me armë në Prishtinë, lëndohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një 33-vjeçar, i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “George Bush” në kryeqytet, para disa minutave.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Ajo tha se një person dyshohet të jetë lënduar nga arma e zjarrit.

Hetuesit policor kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave ndërsa nga 33-vjeçari i arrestuar është konfiskuar arma.