
Zjarr te Tregu i Gjelbër në Prishtinë
08.6.2023 - 23:24
Një zjarr dyshohet se ka rënë te “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com Policia e Kosovës.
Organet e rendit kanë thënë se deri më tani është raportuar vetëm për dëme materiale.
“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Tregun e Gjelbër në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale”- tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.