Aksident trafiku mes një automjeti dhe motoçiklete në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes një automjeti dhe motoçiklete në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Sipas Policisë, lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës.

“Sot rreth orës 12:20 në rrugën “Robert Doll” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore”- ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.