Ilustrim: Policia e Kosovës, Radar. Foto: KALLXO.com

Gjoba dhe marrje të patentë shoferit ndaj dy vozitësve për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunikacionet Rrugor në Ferizaj, të mërkurën në dy raste të ndara ka gjobitur dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë.

Rreth orës 10:10 në magjistralen Ferizaj-Gjilan policia ka ndaluar shoferin B.L, 18-vjeç i cili bëri tejkalim të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h, kishte zhvilluar shpejtësi 140 km/h.

Ndaj tij policia bënë të ditur se ka shqiptuar gjobë 300 euro, tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Po ashtu në një rast tjetër rreth orës 11:45 në lokacionin e njëjtë vozitësi  L.S., 32-vjeçar u gjobit me 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje e patentë shoferit pasi në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 146 km/h.

Policia u ka bërë thirrje vozitësve që të respektojnë rregullat e komunikacionit pasi veprime të tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe pjesëmarrëseve tjerë në komunikacion.