Gjilani pret që sonte të "çlirohet" nga COVID-19

Komuna e Gjilanit përmes një komunikate për media ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë konstatuar shkallë të lartë të përmirësimit.

Sipas komunës së Gjilanit, asnjë i infektuar nga kjo Komunë nuk është duke marrë trajtim në Klinikën Infektive, derisa kanë njoftuar se 21 persona janë duke qëndruar në vet-izolim.

“Kjo është arritur fal angazhimit të institucioneve komunale, regjionale, përfshirë edhe KBI’në dhe komunitetet tjera fetare. Nga 51 rastet e infeksionit, 2 kanë ndërruar jetë, 21 janë në vetizolim, ndërkaq të tjerët janë shëruar plotësisht”, thuhet në komunikatën e Komunës së Gjilanit

Tutje, Komuna e Gjilanit kanë deklaruar se presin që pas rezultateve të testeve të sotme, infeksioni të ulet në pikën zero.