Gjilanasi shet motoçikletën pa e pëlqimin e pronarit

Një rast i mashtrimit dhe shpërdorimit të pasurisë së huaj është raportuar në fshatin Malishevë të Gjilanit.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, në person ka raportuar gjatë ditës së djeshme se i dyshuari  pa pëlqimin e pronarit të një motoçikletë, e ka shitur atë.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.