Foto: Policia e Kosovës/Facebook

Gjilan, të shtëna me armë zjarri, arrestohet një 67-vjeçar

Policia e Gjilanit sot ka marrë informatë për të shtëna me armë zjarri në një fshat.

Sipas Policisë, menjëherë pas marrjes së informatës patrulla policore ka arritur ta lokalizojë vendin e ngjarjes dhe është takuar i dyshuari I.H., 67-vjeçar.

Nga i dyshuari është konfiskuar një armë – pistoletë e llojit ‘ZIG14 tisas’ e kalibrit 9 mm dhe 9 gëzhoja, si dëshmi materiale për Gjykatë.

Policia tregoi se i dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ushtrohet kallëzim penal për veprat penale – përdorim i armës, dhe armëmbajtje pa leje dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë e Gjilanit.