Gjilan, rrokulliset traktori vdes një person

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti me traktor në Gjilan.

Policia e Kosovës bën të diur se deri tek aksidenti ka ardhur pasi vozitësi i traktorit derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin në rrugë me një pjerrtësi të madhe dhe kthesë në anën e majtë e kishte humbë kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe kishte goditur anësoret e rrugës e më pas ishte rrokullisur.

Tutje policia sqaron se si pasojë e aksidentit lëndime të rënda kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në traktor, i cili kishte ndërruar jetë.

Tutje policia sqaron se lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari drejtuesi i traktorit i cili pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën emergjente në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.

Tutje policia njofton se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML dhe  rasti procedohet në procedurë të rregullt.