Ilustrim

Gjilan, arrestohet një i dyshuar për kopjim dhe transmetim të përmbajtjeve të kanaleve televizive

Një burrë në Gjilan është arrestuar nën dyshimin se ka shfrytëzuar pajisje teknologjike dhe programe kompjuterike për të kopjuar përmbajtjen e kanaleve televizive e më pas për t’i transmetuar përmes IPTV-së.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:30.

Policia ka njoftuar se me urdhër të gjyqtarit janë kontrolluar tri lokacione.

“Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar tre kompjuterë, dy telefona, dy kartela të abonentëve, tre kartela për marrjen e sinjaleve audio si dhe disa dokumente”-ka njoftuar Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ka njoftuar tutje PK.