Policia e Kosovës

Gjilan, arrestohen tre të dyshuar për fajde

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tre persona në Gjilan të cilët dyshohen për detyrimit dhe fajde.

Sipas njoftimit, Policia ka kontrolluar dy lokacione të dyshuara.

Në raport policor bëhet e ditur se, gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, tre karikatorë, 93 fishekë, dy telefona mobil, 1 mijë e 379 euro, 250 franga dhe disa dokumente.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.