Pajisjet për prodhimin e valutave dixhitale që u konfiskuan nga Dogana e Kosovës, Foto: KALLXO.com

Gjetja e pajisjeve për kriptovaluta, Policia jep detaje rreth aksionit në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar sot bashkë me Doganën në Mitrovicë të Veriut, i cili ishte nisur për gjetjen e narkotikëve, por ka vazhduar duke gjetur edhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Në një shtëpi në rrugën “Qeta e Minatorëve”, Policia ka gjetur gjithsej dhjetëra pajisje të tilla, më konkretisht 16 Antiminer  T9, 13 Antiminer S9, 10 Power Suplyer, 33 Kartela Grafike 8 Gb dhe 32 Kartela Grafike 4Gb.

Të gjitha këto pajisje janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

Gjetja e pajisjeve të larpërmendura ka ndodhur sot rreth orës 11:00, pas pranimit të informacioneve relevante nga hetimet rajonale dhe të antidrogës së Policisë.