Ilustrim

Aksioni i Policisë dhe Doganës në veri të Mitrovicës, konfiskohen pajisje për prodhim të kriptovalutave-Foto

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës së bashku me Doganën kanë nisur një aksion në Mitrovicën Veriore nën dyshimet për narkotik.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani ka konfirmuar aksionin duke dhënë detaje se çka u gjet gjatë bastisjes së lokacionit të dyshuar.

Aksioni i policisë u shtri në rrugën “Qeta e Minatorëve” ku gjendej edhe shtëpia e dyshuar.

Pajisjet për prodhimin e valutave dixhitale që u konfiskuan nga Dogana e Kosovës, Foto: KALLXO.com

Fillimisht ishte ndërmarrë një hetim kundër narkotikëve ndërsa pas identifikimit dhe lokalizimit të shtëpisë së dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Për këtë rast ishte njoftuar edhe Dogana e Kosovës që ishte në vendin e ngjarjes kur u bë edhe gjetja e pajisjeve.

Njësiti i Doganës së Kosovës ka bërë sekuestrimin e dhjetëra pajisjeve për prodhimin e kryptovalutave dhe disa kartela grafike.