Gjeti kuletën e huaj, por nuk e lajmëroi derisa Policia i ra në gjurmë

Shtetasit të Maqedonisë së Veriut, me kombësi shqiptar i kishte humbur kuleta në një dyqan në Han të Elezit.

Shtetasi maqedonas B.XH. pasi kishte kaluar në Kosovë ishte ndalur në një dyqan për të blerë gjëra ushqimore dhe të njëjtin i kishte rënë kuleta.

Në komunikatën për media të Policisë thuhet se, me të kuptuar që nuk e ka portofolin, ai kishte lajmëruar policinë dhe kishte dhënë deklaratë me shkrim në stacionin e policisë .

Tutje sipas Policisë, pas një pune hetimore dhe grumbullimit të disa informacioneve , janë siguruar informacione rreth personit të dyshuar që ka marr portofolin.

Më 11 gusht, Policia e Kosovës e shoqëron të dyshuarin me inicialet D.A. i moshës 42 vjeçar, nën dyshimin së në mënyrë të kundërligjshme kishte përvetësuar dhe mbajtur në pronësi pasurinë e luajtshme të personit tjetër, në këtë rast portofolin me dokumente personale të tij zvicerane dhe para rreth 175 euro dhe 30 franga.

Në lidhje me këtë policia, pasi intervistoi të dyshuarin, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tij inicoi rast penal ‘’ Shpërdorim i pasurisë së huaj’’ dhe rasti mbetet në procedurë të rregullt, ndërsa në prani të policisë, pronarit u janë kthyer paratë dhe dokumentet.