Përmbytjet në Lagjen e Boshnjakëve, FOTO: KALLXO.com

Gjendja pas reshjeve të shiut në Lagjen e Boshnjakëve (FOTO)

Reshjet e shiut të ditëve të fundit, kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete të Kosovë. Ndër qytetet e prekura nga vërshimet është edhe Mitrovica e Veriut.

Disa ditë pas vërshimeve, në pah kanë dalë pasojat që ka lënë uji nëpër shtëpitë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.

Në fotografitë e realizuara nga ekipi i KALLXO.com shihet se disa nga shtëpitë janë ende me ujë në katet përdhesë, disa prej banorëve kanë filluar t’i pastrojnë oborret e shtëpive të tyre e t’i largojnë gjësendet e dëmtuara. Shiu i dendur ka lënë pas baltën dhe mbeturinat.

Komunat më të prekura nga vërshimet janë Skenderaj, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Klina, Istogu, Deçani, Peja, e të tjera.

Sot, Komuna e Skenderajt ka hapur një fond emergjent për dëmet e shkaktuara nga vërshimet ndërsa Komuna e Podujevës ka hapur thirrjen për qytetarët të cilët janë dëmtuar nga vërshimet.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar reshje të shiut e në disa vende edhe të borës, në ditët në vijim.