Foto: KALLXO.com

KRU 'Mitrovica': Ende nuk janë krijuar kushtet për rikthimin e prodhimit të ujit

Ende nuk janë krijuar kushtet për rifillimin e prodhimit të ujit për konsumatorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellesit “Mitrovica”.

Ky është njoftimi i kësaj kompanie, një ditë pasi tri komunat, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri janë prekur nga vërshimet pas reshjeve të shiut.

“Në ITU Shipol niveli i turbiditetit ka rërnje të dukshme dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, atëherë ekziston mundësia që në orët e pasditës të fillojm me punë por duke përdorur kapacitetet minimale të prodhimit të ujit. Ndërsa në ITU-në në Balinc niveli i turbiditetit edhe pse është më i ulët se dje, prapseprap është në nivelin i cili na pamundëson operimin e Impiantit, respektivisht prodhimin e ujit”- thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

KRU “Mitrovica” ka rikujtuar se për shkak të vërshimeve të mëdha ekziston mundësia e kontaminimit të ujit në gypat e ujit në lokacione të ndryshme, duhet të bëhet kujdes dhe ujin mos të konsumohet pa e vluar e në raste të dyshimta edhe të shmanget përdorimi e tij për pije.

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme ka informuar qytetarët në vazhdimësi për gjendjen në terren në disa rajone të Kosovës duke përfshirë edhe komunën e Skenderajt, Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Pasojat nga vërshimet në Kosovë