Dy persona dyshohet se u përleshën për parking në Lagjen e Boshnjakëve

Një përleshje në mes dy shqiptarëve ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

KALLXO.com mëson se përleshja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një veture, ku njëra nga palët e përfshira nuk është pajtuar me mënyrën se si vetura në fjalë është parkuar.

Ekipi i KALLXO.com është duke qëndruar në këtë zonë dhe ka parë që vetura në fjalë është konfiskuar.

Siç mësohet, rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës dhe është duke u iniciuar.