Gjendet pa shenja jete në banesën e tij një person në Mitrovicën Veriore

Të hënën rreth orës 15:00 policia është njoftuar se një burrë që dyshohet të këtë pasur probleme kornike shëndetësore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Në raportin policor bëhet e ditur se njësitet policore, dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Kurse, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po hetohet si ‘Vdekje e dyshimtë’.