Ilustrim

Gjendet një person i vdekur në Prizren

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Novoselan të Prizrenit.

Sipas forcave të rendit, rasti po hetohet.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ndihma e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës” – thuhet në njoftim

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.