Gjendet i vdekur një shtetas gjerman në Gjakovë

Policia e Kosovës ka gjetur të vdekur një shtetas gjerman sot në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë, vdekja po cilësohet e dyshimtë, ndërsa ajo është konfirmuar nga ekipet mjekësore. Trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.

Identifikimi ka ardhur pas kërkesës së një qytetareje, e cila ka raportuar në polici dhe ka kërkuar që t’i tashmë ndjerit t’i verifikohet gjendja shëndetësore.

Më pas, Policia së bashku me pronarin e banesës ku ka qenë duke banuar shtetasi gjerman, me urdhër të prokurorit, ka hyrë në banesë dhe kanë gjetur shtetasin gjerman të shtrirë në krevat.

Ngajrja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme.

“Në lidhje me rastin janë informuar të gjitha Njësitet Relevante për veprimet e mëtutjeshme ju informojmë me raporte shtesë”, ka thënë Nysret Gjurkaj për KALLXO.com.