
Ilustrim
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
26.12.2019 - 13:42
Një person është gjetur i vdekur brenda shtëpisë së tij në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar në policia nga një grua e cila ka raportuar se ka gjetur në shtëpinë e saj pa shenja jete viktimën.
Sipas njoftimit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i viktimë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Policia po heton rastin si vdekje e dyshimtë.