Gjendet i vdekur një burrë në lumin Klina

Një burrë është gjetur i vdekur në lumin Klina, në afërsi të fshatit Kuqicë të Skenderajt.

KALLXO.com merr vesh se ai ishte raportuar si i zhdukur nga familja e tij më 25 dhjetor.

Sipas burimeve të KALLXO.com personi me inicialet S.F. ishte rreth të 60-ve.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë ende përgjigje.