Gjendet i vdekur një 71-vjeçar në Zojzë të Prizrenit

Një 71-vjeçar nga fshati Smaç i Prizrenit është gjetur i vdekur në fshatin Zojzë, në një rrugë pa dalje, në afërsi të një automjeti.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 08:40.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, për KALLXO.com ka konfirmuar se rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe nga aty  është kuptuar se viktima, tani më pa shenja jete është N.Sh. 71 vjeçar nga fshati Smaç. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë, ndërsa policia udhëzohet që të hap rast ” Vdekje e dyshimtë”- ka thënë Bytyqi.