Foto: Ilustrim

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Një person i gjinisë femërore është gjetur i vdekur sot në mëngjes në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për KALLXO.com se rreth orës 9:30 kanë pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese në lagjen “Ulpiana” ndodhet një person i shtrirë.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës të gjinisë femërore”, ka thënë zëdhënësja e Policisë.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, shtoi Florie Ahmeti.