Gjendet e vdekur një 20 vjeçare në Podujevë

Rreth orës 20:00, policia ka pranuar informatën për një person  pa shenja jete, në fshatin Metehi të Podujevës.

Pas marrjes së informacionit, ekipet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që viktima, rreth 20 vjeçare,  është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku nga mjekët emergjent është konstatur vdekja e saj.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha për KALLXO.com, zëdhënësi i policisë Agron Borovci.