Germime ne Mat/Prishtine

Gjenden eshtra në lagjen Mati në Prishtinë, dyshohet të jenë nga lufta e fundit

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se gjatë gërmimeve në lagjen Mati në kryeqytet janë gjetur eshtra të një individi që dyshohet të jenë të ndonjë viktime të luftës së fundit.

Në këtë lokacion janë realizuar gërmime edhe në muajin maj ku po ashtu janë gjetur mbetje mortore të një viktime të luftës.

“Pas disa orë gërmimeve, bazuar në informatat plotësuese, në lokacionin në Mat janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore (eshtrat) të një individi, që mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet e realizuara sot, janë vazhdimësi e gërmimeve të realizuara gjatë muajit maj në këtë lokacion që po ashtu kishin rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një viktime të luftës” – thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së mërkurë po ashtu u bë e ditur se në Bishtazhin të Gjakovës u gjetën mbetje mortore që po ashtu dyshohet të jenë nga lufta e fundit.

“Krahas vazhdimit të gërmimeve në lokacionin në Bishtazhin edhe sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, janë rikthyer edhe në lokacionin e varrezave në lagjen Mat/Matiqan, Prishtinë” – thuhet tutje në njoftim.

Mbi 1,600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë nga lufta e fundit në Kosovë 1998/99.

Gjenden eshtra në Bishtrazhin të Gjakovës, dyshohet se janë të viktimave të luftës së fundit